Flash News

Ditari i Maxhorancës

“U godite nga Gjykata Kushtetuese, s’të ka vlerë fjala”/ Rama replikon me komentuesin: Nuk varet nga ne

“U godite nga Gjykata Kushtetuese, s’të ka vlerë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në rrjetet sociale, i cili i kujton vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro presidentit Ilir Meta. Ai i thotë Ramës se “Kushtetuesja” i dha një goditje me këtë vendim.

Ndërkohë Rama i është përgjigjur, duke i thënë se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria dhe se nuk mund t’i komentojë këto vendime. Ai thotë se në një sistem me pushtete të ndara, vendimet e gjyqësorit duhet të pranohen edhe nëse nuk je dakord.

Komentuesi: Me goditjet që more nga gjykata k. Sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota , po me sa duket, nuk e ke problem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyet si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë.Fiasko.

Rama: Gjykata kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur dhe nuk e kuptoj per cfare dalje zbuluar e ke fjalen, sepse faktikisht gjykata kushtetuese doli kunder vendimit tone!

Ah, nese ti ke menduar se une duhet te kontrolloj edhe gjykaten kushtetuese atehere ky nuk eshte faji im, sepse detyra ime eshte komplet tjeter dhe per sa kohe e kemi zgjedhur kete sistem, duhet te pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund te marrin vendime qe nuk na pelqejne! Une nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk me takon, por qe te me thuhet se nje vendim gjykate qe bie ndesh komplet me qendrimin tim qenka zhgenjim prej meje, kjo eshte absurde fare.

“U godite nga Gjykata Kushtetuese, s’të ka vlerë

Të fundit