Flash News

Ditari i Maxhorancës

U kritikua nga ekspertët për gjuhën ndaj drejtësisë, reagon Rama: Të sulmon o një i sëmurë ideologjikisht, ose një kundërshtar kokëbosh

U kritikua nga ekspertët për gjuhën ndaj drejtësisë,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të ekspertëve të drejtësisë, lidhur me retorikën e tij ndaj SPAK dhe GJKKO.

Në një postim në platformën "X", Rama ironizoi ekspertët duke i cilësuar si “të sëmurë ideologjikisht”, “kokëboshë” ose “daullexhinj të paguar”. 

"Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030 *Gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit", shkruan Rama. 

 

Të fundit