Flash News

Ditari i Maxhorancës

U la jashtë listës, flet Nasip Naço: S’i kam asnjë borxh PS-së, në shtator rikthehem si avokat

U la jashtë listës, flet Nasip Naço: S’i kam asnjë

Nasip Naço u tërhoq nga gara për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi u la jashtë listave të sigurta.

Nga Kuvendi, në pritje të nisjes së seancës plenare, Naço është shprehur se nuk i ka asnjë borxh PS-së dhe se do të braktisë jetën parlamentare, për t’iu kthyer profesionit si avokat.

“Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë", u shpreh Naço.

I pyetur nëse ndjen keqardhje për tërheqjen nga gara, Naço tha se vjen një moment kur çdokush duhet të largohet.

“Jo, jo. Unë e falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë”, tha Naço.

Të fundit