Flash News

Ditari i Maxhorancës

U miratua në Kuvend, kush janë tre deputetë socialistë që abstenuan legalizimin e kanabisit mjekësor

U miratua në Kuvend, kush janë tre deputetë socialistë

Pavarësisht kundërshtive dhe debateve, Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë në orët e vona projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Nisma e qeverisë është kundërshtuar që në krye të herës nga opozita, megjithatë mes zërave kundërshtues ishin dhe tre deputetë të PS-së, të cilët abstenuan gjatë votimit në Kuvend.

Bëhet fjalë për socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Ligji u miratua me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime.

Të fundit