Flash News

Ditari i Maxhorancës

U mor në pyetje për 8 orë, Erion Veliaj del nga SPAK

U mor në pyetje për 8 orë, Erion Veliaj del nga SPAK

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë pas rreth 8 orësh nga SPAK. Duke folur për gazetarët ai tha se u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës. Veliaj nuk zgjodhi të japë detaje për gazetarët, duke thënë se duhet të ruhet sekreti hetimor.

Doja të falenderoja kolegët e SPAK-ut. Pas këtij takimi ma ka rritur bindjet që është bërë një punë serioze.

Isha sot si bashkëpunëtor, e kisha kërkuar vetë këtë takim, por nuk e kishim caktuar mirë orën 9 ose 10 sepse kishin një seancë tjetër. Dhashë të gjitha shpjegimet e mia. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve. Sigurisht që u thanë edhe disa detaje të tjera. Kolegët hetues më kërkuan që disa detaje të mos bëhen publike për gazetarët për shkak të sekretit hetimor.

Unë ndihem më i lehtësuar sepse më në fund dhe unë pata mundësinë të them fjalën time. Edhe armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar.” – tha Veliaj.

Veliaj u paraqit në SPAK ditën e sotme rreth orës 10:00, dhe prej asaj kohe besohet të jetë marrë në pyetje nga prokurorët.

Të fundit