Flash News

Ditari i Maxhorancës

U plagos në protestë, niset drejt Turqisë në mesnatë efektivi i 'Shqiponjave': Do kryejë ndërhyrje të specializuar

U plagos në protestë, niset drejt Turqisë në mesnatë
Në foto: Manastirliu duke përcjellë mbrëmjen e 15 dhjetorit, efektivin e policise Fadil Allaraj drejt Turqisë për mjekim të specializuar pas dëmtimit të njërit sy në protestë

Polici Fadil Allaraj është nisur në Turqi për një ndërhyrje të specializuar në syrin të cilin e dëmtoi rëndë në protestë për shkak të një cope xhami.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe kryeministri Rama, të cilët përmes publikimit të disa fotove, tregojnë momentet kur bashkë me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ari Veliu, e përcollën mbrëmjen e djeshme me avion.

Manastirliu tregon se vendosën ta nisin efektivin drejt Turqisë me shpresën se mund t’i kthehet një pjesë e shikimit.

Mesazhi i Manastirliut:

#TëSHKUARA❤️
Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, sapo është nisur për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit????
#TiNukDoJeshKurrëVetëm????

U plagos në protestë, niset drejt Turqisë në mesnatë

U plagos në protestë, niset drejt Turqisë në mesnatë

U plagos në protestë, niset drejt Turqisë në mesnatë

Të fundit