Flash News

Ditari i Maxhorancës

U pyet për lidhjet me Klodian Zoton? Peleshi del pas 2 orësh nga SPAK, por nuk jep detaje

U pyet për lidhjet me Klodian Zoton? Peleshi del pas 2 orësh nga SPAK,

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi qëndroi për mbi dy orë në Prokurorinë e Posaçme.

Arsyeja e paraqitjes së Peleshit në SPAK nuk dihet ende, ndonëse burime kanë bërë të ditur se është pyetur për marrëdhënien dhe njohjet e tij me Klodian Zoton.

Shpjegimet dyshohet se janë kërkuar për të dhënat që kanë dalë nga kompjuteri i Klodian Zotos, për dyshime që kanë të bëjnë me periudhën kur Peleshi ka drejtuar bashkinë e Korçës në vitet 2007-2012.

Bëhet fjalë për një tender sa i takon masave të ujit, tender që është fituar nga kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Vetë Peleshi pas daljes nga SPAK nuk dha detaje se për çfarë ishte thirrur. “S’kam asgjë për të thënë. Është një gjë e ministrisë”, deklaroi Peleshi.

Të fundit