Flash News

Ditari i Maxhorancës

U rendit i 19-ti në listën e Tiranës, Majko: Ka edhe më keq

  

U rendit i 19-ti në listën e Tiranës, Majko: Ka edhe më keq
Ministri i Diasporës Pandeli Majko

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka komentuar renditjen e tij në vendin e 19-të në listën e PS për qarkun e Tiranës.

Në një intervistë për ‘Fax Neës’, Majko thotë se të qenit deputet nuk është një tapi ekskluzive të politikanëve të vjetër.

Me humor Majko u shpreh se ka dhe më keq, pasi sipas tij ai ngushëllohet me vendin e 19-të kur sheh demokratët e Tiranës që duhet të votojnë për të bërë deputetet krerët e partive të tjera.

Ne nuk kemi pse shikojmë lajmet e fundit nga radhët e shtetasve tanë jashtë vendit që janë angazhuar në politikë nga Partia Socialiste,  edhe vetë Edi Rama vjen nga komuniteti i shqiptarëve në Francë, Lulzim Basha vjen nga Komuniteti i shqiptarëve në Francë.

Deputetllëku nuk është një tapi që e ke tënden dhe e ke ekskluzive. Deputetët më të vjetër të Partisë Socialiste janë vendosur në vijën ndarëse të listës fituese. Tashmë deputetët e vjetër nuk përfitojnë duke qëndruar në krye dhe duke përfituar nga të rinjtë, por qëndrojnë aty ku ndahet lista fituese me qëllim mbledhjen e votave.

Të gjithë ne jemi te ‘vija e zjarrit’ dhe i shërbejmë më mirë komunitetit dhe socialistëve në përgjithësi.

Ekziston dhe ajo shprehja ka dhe më keq, kur shohim demokratët e Tiranës që duhet të punojnë për të bërë deputetët krerët e partive të tjera kuptojmë që ka dhe më keq se ne”, tha Majko.

Të fundit