Flash News

Ditari i Maxhorancës

U shkarkua nga posti i zv.kryeministrit, PS i propozon Ahmetajt detyrën e re

U shkarkua nga posti i zv.kryeministrit, PS i propozon Ahmetajt detyrën e

Pas shkarkimit nga posti i zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt i është propozuar një detyrë e re në radhët e PS-së.

Kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla, ka propozuar caktimin e Ahmetajt si anëtar i Komisionit për Integrimin Evropian. Këtë e konfirmoi kryeparlamentarja Lindita Nikolla në seancën e sotme plenare.

“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.

Vendin e Ahmetajt pas shkarkimit e zuri Belinda Balluku, e cila mban njëherazi edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

 

Të fundit