Flash News

Ditari i Maxhorancës

U zëvendësua nga Blendi Gonxhe, reagon pas shkarkimit Elva Margariti: Falenderoj Ramën!

U zëvendësua nga Blendi Gonxhe, reagon pas shkarkimit Elva Margariti:

Vjen për herë të parë reagimi i Elva Margaritit, e cila u shkarkua si ministre e Kulturës pas 5 vitesh në këtë detyrë.

Në një postim në Facebook, Margariti shkruan se sot përmbyll zyrtarisht misionin 5-vjeçar në krye të ministrisë dhe se ky rrugëtim e rriti si njeri dhe si profesioniste.

Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste.

I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri!

Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë!

Suksese Ministrit Blendi Gonxhja në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!”, shkruan Margariti.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi krijimin e ministrisë së re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me në krye Blendi Gonxhja.

 

 

 

 

  

Të fundit