Flash News

Ditari i Maxhorancës

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Peleshi flet për marrëveshjen me Ramën

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Peleshi flet për marrëveshjen

Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka folur sërish pas ndryshimeve në qeveri dhe pas shkarkimit të tij si ministër i Mbrojtjes. 

I ftuar në Euronews Albania, Peleshi është shprehur se anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të qenë në dispozicion për detyra të ndryshme ku i nevojiten partisë.

“Ne jemi për hapje, por nuk jemi dakord kur hapet qeveria. Kur lëviz një ministër, themi pse e hoqëm. Ne që u bëmë të vjetër në politikë tani, ne e kemi bërë këtë marrëveshje që në fillim me partinë dhe kryetarin e partisë. Ne jemi në dispozicion të vendimmarrjes së partisë aty ku ka nevojë atdheu thoshim qëmoti.

Nëse do të ishte një shkarkim, patjetër që duhet të kishte një shpjegim. Nëse më pyesni për zotin Mete, di që nuk është hequr fare edhe ai, mbase do të lëvizë diku tjetër. Nuk është largim, nuk është përjashtim nga kabineti. Është një lëvizje brenda kabinetit”, tha Peleshi.

Të fundit