Flash News

Ditari i Maxhorancës

U shpërndau teserat e PS, Rama ‘josh’ italianët që jetojnë në Vlorë: Një ditë do arrini edhe në parlament

U shpërndau teserat e PS, Rama ‘josh’ italianët që
Kryeministri Edi Rama ne takim me shtetas italiane ne Vlore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një përfaqësi të italianëve që kanë vendosur të jetojnë në Vlorë dhe që kanë kërkuar të anëtarësohen në Partinë Socialiste.

Teksa u shpërndau teserat e Partisë Socialiste, Rama tha se një ditë ndonjë prej të huajve që anëtarësohen në partitë shqiptare mund të arrijë edhe në Parlament.  

Fëmijërinë time e kam kaluar në Vlorë. Me atë periudhë kam patur mundësinë të zhytem në kulturën italiane. Këtu në Vlorë mund të shihej televizioni italian nëpërmjet valëve që vinin direkt.  

Brezi im pati mundësinë  e madhe për të kaluar nga ajo pjesa e mbyllura nga bota në këtë pjesën tjetër. Kemi qenë të parët që mund të dilnim në atë kohë pasi të tjerëve iu desh të prisnin.  

Është kënaqësi e madhe të shoh këtë trend që është në fillesat e veta që italianët zgjedhin Shqipërinë. Të moshuar që vijnë në Shqipëri dhe rinohen larg nga rrëmuja italiane.

Kur Damiani më tha që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS thashë erdhëm edhe te kjo sepse përpara vetëm shqiptarët anëtarësoheshin në parti të huaja.

Jam i sigurt që do të ketë edhe nga ata që do arrijnë edhe në parlament një ditë. Jam i sigurt për ata që do qëndrojnë këtu do vijë koha të marrin edhe nënshtetësinë”, u shpreh Rama.

Të fundit