All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

U tërhoq nga politika pas 30 vitesh, Gramoz Ruçi i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare

All - Paragraf - 1

U tërhoq nga politika pas 30 vitesh, Gramoz Ruçi i pranishëm

Asambleja Kombëtare e PS-së ka nisur para pak minutash mbledhjen, ku Rama pritet të shpallë qeverinë e re të dalë nga fitorja e mandatit të tretë radhazi në zgjedhjet e 25 Prillit.

All - Paragraf - 3

Mes të pranishmëve në mbledhjen e Asamblesë, është edhe kreu i Kuvendit ende në detyrë, Gramoz Ruçi i cili dha dorëheqjen nga jeta politike pak kohë më parë.

U tërhoq nga politika pas 30 vitesh, Gramoz Ruçi i pranishëm

U tërhoq nga politika pas 30 vitesh, Gramoz Ruçi i pranishëm

U tërhoq nga politika pas 30 vitesh, Gramoz Ruçi i pranishëm

Largimi i Ruçit ishte një e papritur për socialistët. Ai largohej përfundimisht nga jeta politike shqiptare pas 30 vitesh. Në deklaratën e tij për dorëheqjen, Ruçi e quajti rrugëtimin e tij si një maratonë me start dhe finish, e tani kishte ardhur momenti që ai të tërhiqej.

“Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratonë ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.

Pas largimit të Ruçit, një tjetër kandidate do ta zëvendësojë atë. Ajo është Mirela Pitushi e cila arriti të sigurojë më shumë vota se kandidatët e tjerë që nuk u përfshinë në listën fituese.

Të fundit