Flash News

Ditari i Maxhorancës

Si do ta caktojë Kuvendi Berishën? Nikolla: Funksionon si deputet pa grup parlamentar

Si8

Si do ta caktojë Kuvendi Berishën? Nikolla: Funksionon si deputet pa

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbajtur para pak minutash një tryezë bashkëbisedimi me gazetarët.

E pyetur nëse Kuvendi do ta caktojë Sali Berishën si anëtar të grupit Parlamentar të PD-së, ashtu sikurse Berisha u vetëdeklarua, Nikolla u shpreh se Berisha funksionon si deputet pa grup i pavarur.

Ajo sqaroi se çdo deputet deklaron në një letër me shkrim se në cilin Grup Parlamentar do të bëjë pjesë dhe më pas vendos vetë Grupi Parlamentar për të. Në rastin e Berishës, Nikolla tha se përderisa PD-ja e la jashtë grupit, ai do të funksionojë si një deputet pa një grup.

“Do të ketë vetëm referencën që ndiqet me rregulloren e Kuvendit, i cila në nenin 15, pika 5 thotë që çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Por më pas është vendimmarrja e grupit, dhe deklarimi në frymë…Që janë kryetarët e Grupeve Parlamentare të cilët bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha dhe sot ai funksionon si një deputet pa grup parlamentar. Dhe nuk është vetëm janë tetë deputetë që funksionojnë pa grup parlamentar,” u shpreh Nikolla.

 

Të fundit