Flash News

Ditari i Maxhorancës

U vonua BE, apo Shqipëria për çeljen e negociatave, Ditmir Bushati: Faj i dyanshëm

U vonua BE, apo Shqipëria për çeljen e negociatave, Ditmir

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati foli mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, teksa sot Bashkimi Europian çeli zyrtarisht derën për Shqipërinë, duke nisur Konferencën Ndërqeveritare për grup-kapitujt e parë.

I pyetur për shtyrejn e afateve për çeljen e negociatave për integrimin në BE, Bushati tha në Euronews Albania se si BE, ashtu edhe politika shqiptare kanë ndikuar në këtë proces.

Sipas tij, BE nuk e ka materializuar qartësisht qëndrimin lidhur me vullnetin  për anëtarësimin e Shqipërisë në union, ndërsa politika ka humbur shumë kohë.

“Faji është i dyanshëm. Ka momente që Bashkimi Europian nuk e ka materializuar në një vullnet të qartë politik qasjen strategjike që në fakt europianëve ja imponoi presienti Bush, kur në 91-shin foli për një Europë të lirë.

Nga ana tjetër ka një faj edhe politika shqiptare që kryesisht për shkak të trenave dhe stacioneve të njëpasnjëshëm që kemi humbur, jua kemi vendosur fajin njëri-tjetrit,” –tha Bushati.

Të fundit