Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja 'humb' kontrollin në Kuvend

“Ua, ç’është kjo paçavure”/ Zegjineja

Deputetja e partisë socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Gjatë diskutimeve të shoqëruara me tensione mes palëve, ligjvënësja që me zor ruajti mandatin në zgjedhjet e 11 Majit, ju 'ka mësuar' sot deputetëve të opozitës se si të sillen e të flasin në Kuvend. 

“Ua sa të respektuar, u çudita tani, i nderuar kryetar, kjo sjellje nuk duhet toleruar nga ana juaj. Çështë kjo paçavure, ç’janë këto fjalë dhe këto ofendime që përdor z.Noka. Ua, je në institucionin që të kanë votuar qytetarët, nuk je në këtë fjalorin e rrugëve që përdor. Kujtohu ku je. Faleminderit”- ishte fjala e Zegjinesë.

 

 

Të fundit