Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi flet për shtyrjen e afatit të kartave ID: Askush nuk do të mbetet pa votuar

Çuçi flet për shtyrjen e afatit të kartave ID: Askush
Ministri i Brendshem Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur për shtyrjen e afatit të kartave ID. Ai tha për mediat nga Kuvendi se askush nuk do të mbetet pa votuar.

“Me kompaninë Aleat ashtu si në vazhdim po bëjmë përpjekjet që shtetasit të kenë një dokument të vlefshëm. Ne jemi në bashkëpunim dhe në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë ashtu si kemi qenë sot për shtyrje të afatit. Çdo gjë është nën kontroll. Asnjë shqiptar nuk do të mbetet pa votuar nëse ka vullnetin për të votuar”, tha ministri.

Ishte opozita që në krye të herës ngriti këtë shqetësim, ku kërkoi shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të ID, pasi të kalojnë zgjedhjet e 25 prillit. Qëndrim ky, që u mirëprit edhe nga kryeministri Edi Rama.

Të fundit