Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi mbledh drejtorët e policisë, pritet prezantimi i Muhamet Rrumbullakut si pasues i Nanos

Çuçi mbledh drejtorët e policisë, pritet prezantimi i

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pritet të mbledhë sot drejtorët e Policisë së Shtetit në qarqe dhe drejtorët e departamenteve. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00.

Në takim pritet që të prezantohet edhe emri i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku, i cili do të pasojë Gledis Nanon.

Rrumbullaku ka shërbyer deri tani si kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, post të cilin përflitet se do ta marrë Ardi Veliu, ish-zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Rumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Nga viti 2019 deri në mars të vitit 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Gledis Nano u shkarkua me vendim të qeverisë. Ministri Çuçi tha se Nano nuk kishte përmbushur objektivat. 

Të fundit