Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi mbledh grupin e PS: Kalojmë për votim në Kuvend marrëveshjen e refugjatëve dhe Amnistinë Penale

Çuçi mbledh grupin e PS: Kalojmë për votim në

Bledi Çuçi mblodhi sot grupin parlamentar të PS për të diskutuar për axhendën e seancës plenare të Kuvendit. Çuçi tha para socialistëve se këtë të enjte do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.

E para është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët. Për këtë të fundit, Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.

Dy projektligje të rëndësishme janë amnistia penale, për të cilën u ra dakord të rakordohen me demokratët, dhe ai për Zonat e Mbrojtura të cilat pritet të miratohen në seancën e kësaj jave.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshne për miratim”, deklaroi Çuçi.

Të fundit