Flash News
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS, Naço kërkon interpelancë në Kuvend me Peleshin
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës në Kuvend.
Kryetari i grupit Bledi Çuçi tha rendi i ditës së seancë së re plenare do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Po kështu do të ketë diskutime në seancë për projektligjin “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.
Pas largimit të Benet Becit, Çuçi propozoi deputeten Enslemvera Zake për Sekretare të Grupit Parlamentar, propozim që mori mbështetje nga të gjithë deputetët e pranishëm.