Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çuçi njofton vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptarëve: Do përthithim talente e rekordmenë

Çuçi njofton vendimin për dhënien e shtetësisë

Këshilli i Ministrave u mblodh ditën e sotme për të miratuar disa vendime. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se është marrë vendimi që lidhet me dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit dhe shkencës.

Sipas ministrit, ky është një vendim që shërben për  përthithjen e talenteve të rinj, të cilët përmes marrjes së shtetësisë mund të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare.

“Sot miratuam një vendim që merret me dhënien e shtetësisë shqiptare të shtetasve të huaj që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit dhe shkencës. Është një vendim që vjen si plotësim i një neni që e kemi për shtetësinë dhe përcakton procedurat dhe kohëzgjatjen e afateve për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Ky është një vendim që mund ta përdorimin si një instrument për përthithjen e talenteve të rinj apo rekordmenëve të cilët përmes marrjes së shtetësisë shqiptare mund të përfaqësojnë shtetin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare”, tha Çuçi.

 

Të fundit