Flash News

Ditari i Maxhorancës

Udhëtimet e Ahmetajt, Rama: Nëse këputen dardha për t’i futur në trasta pas shpinës time, ka të bëjë me drejtësinë

Udhëtimet e Ahmetajt, Rama: Nëse këputen dardha për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me disa publikime, sipas së cilave, ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka përfituar pagesa nga Klodian Zoto për udhëtime jashtë vendit.

Rama tha se nuk ka koment dhe nënvizoi se për këtë duhet të priten hetime.

" Media është e dyndur nga gjysmë të vërteta. Në rastin konkret bëhet fjalë për diçka, një denoncim që një individ i caktuar ka bërë në SPAK. Ne as për njerëz që janë kundër PS as për ish kryeministrja etj etj, nuk e kemi zakon të prononcohemi.

Unë të gjitha që thuhen në media i marr me shumë rezervë. Të vërtetat individuale të gjithsecilit, janë individuale. Janë tre vepra, në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë për të cilat 100 herë të kthehesha mbrapsht, 100 herë do thoja se duhej të ishin bërë.

Ajo e Elbasanit, është pronë e komunitetit tanimë, ajo e Fierit është e destinuar të jetë pronë e komunitetit. Ajo e Tiranës e ka shpëtuar kryeqytetin nga plehrat. Nëse ne nisemi në betejë dhe rrugës dikush këput edhe dardha e mollë për t’i futur në trasta pas shpinës time, kjo është një çështje që ka të bëjë me drejtësinë.

Nuk mund të bëhen spekulime dhe komente mbi copa të dhënash të cilat janë të gjitha për t’u hetuar. Kur të hetohen dhe nëse do ketë një vendim mbi to, atëherë unë do flas përsëri siç kam folur gjithmonë”- u shpreh Rama.

 

 

 

Të fundit