Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ujësjellës-kanalizimet/ Rama me kryebashkiakët, kritikon ashpër Dritan Lelin: Vlora, kampione në humbje

Ujësjellës-kanalizimet/ Rama me kryebashkiakët, kritikon

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish kryebashkiakët e vendit për një analizë të performancës së sektorit ujësjellës-kanalizimeve. Ai ka nisur me kritikat, sikurse bëri dhe në mbledhjen e disa ditëve më parë, ku fokusi ishin mbetjet.

Shefi i qeverisë tha se në sektorin e ujësjellësit janë punësuar njerëz që nuk janë të kualifikuar për këtë profil. Nisur nga kjo, ai tha se qytetarët kanë të drejtë që ankohen për mungesë shërbimesh.

Rama ka kritikuar ashpër Dritan Lelin, teksa tha se Bashkia e Vlorës është kampione për humbjet.

"Kam listën këtu dhe nuk dua që ti hyj me radhë, por kam kampionin këtu që është Bashkia e Vlorës, që është 78% humbje, është një kompani e falimentuar që vazhdon të marrë para nga shteti", tha Rama.

Ky i fundit iu bëri kryebashkiakëve tre pyetjeve retorike që lidhen me performancën e ujësjellës-kanalizimeve, analizën e raporteve, dhe fondet.

"A jeni ju në dijeni të përformancës së Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë tuaj? Ju a i keni parë ndonjëherë vetë raportet, që më pas ia jepni qeverisë, numri i punonjësve në krahasim me standardet, e keni parë që ndonjëherë është jashtë logjike. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti i bashkisë për furnizimin me ujë", u shpreh kryeministri.

Ky i fundit shtoi qe se teksa qeveria rrit invetsimet, kryebashkiakët rrisin humbjet. Ai theksoi se investimet duhet të përkthehen në shërbime dhe jo në humbje.

 

Të fundit