Flash News

Ditari i Maxhorancës

Uji i pijshëm, Veliaj ‘zhvishet’ nga përgjegjësia: Përgjegjësi e administratorit të pallatit

Uji i pijshëm, Veliaj ‘zhvishet’ nga përgjegjësia:

Kandidati i socialistëve për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka hequr nga vetja përgjegjësinë për ujin e pijshëm me të cilin duhet të furnizohen qyteratët e kryeqytetit.

I ftuar në studion e “Review” në Euronews Albania, Veliaj u shpreh se cilësia e ujit që shkon në rubinetat e qytetarëve, ëhstë përgjegjësi e administratorëve të pallatit.

Veliaj tha se Bashkia ka nënshkrtuar një kontratë e cila e sjell ujin deri te dera e pallatit, dhe më pas përgjigjet administratori për ndrimin e filtrave të depozitave. Tirana, pavarësisht premtimeve, nuk ka ende ujë të pijshëm dhe për këtë Veliaj kërkon që çdo qytetar të bëhet i përgjegjshëm, por nuk e drejton gishtin nga vetja.

“Kjo varet shumë nga lagjja dhe administratori që ka atë depozitë. Në disa pallate kjo punë bëhet shumë mirë, në disa pallate të tjera një administratori është komplet neglizhent dhe nuk i ndërron filtrat. Bashkia e Tiranës ka një kontratë ta sjellë deri tek dera e pallatit, nga ai moment është përgjegjësi e administratorit. Sot në 3 mijë nga 5 mijë pallate kemi administrator, tani sfida është të bëhen të gjithë të përgjegjshëm. Kjo ndodh në çdo vend të botës”, tha Veliaj.

Të fundit