Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ulja e akcizës nuk sjell zgjidhje, ministri: Do zbatohet vetëm kur nafta të kalojë 220 lekë/litri

Ulja e akcizës nuk sjell zgjidhje, ministri: Do zbatohet vetëm kur

Edhe pse u riaktivizua për të stabilizuar çmimin e naftës, Bordi i Transparencës caktoi një çmim më të lartë duke e çuar nga 203 /ekë/litri në 218 lekë/litri, brenda 24 orësh.

Ministri i Financave Petrit Malaj, shpjegoi për mediat se bordi do të ndërhyjë për të zbatuar uljen me 20% të akcizës, vetëm kur nafta kalon 220 lekë/litri.

“Në momentin që Bordi i Transparencës do të caktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë, në këtë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimi i akcizë 20%, pra do të jetë 213 lekë. Kjo do bëhet në baza ditor. Kur çmimi kalon mbi 220 lekë, do kemi një reduktim të çmimit me pakicë me 8 lekë. Kur çmimi do jetë nën 220 lekë, do jetë çmimi që ka përcaktuar Bordi”, tha ministri.

Pra, në momentin që çmimi i tregut me pakicë e kalon këtë nivel, shteti ndërhyn duke ulur përkohësisht një pjesë të akcizës. Si rezultat, qytetarët paguajnë rreth 8 lekë më pak për litër krahasuar me çmimin që do të vendoste normalisht bordi.

Në thelb, qytetarët do të vijojnë të paguajnë çmime të larta për naftën, pasi mekanizmi i ri nuk sjell ulje reale, por vetëm zbut rritjet kur ato kalojnë pragun prej 220 lekësh për litër.

Edhe në rastet kur çmimi në treg rritet ndjeshëm, ndërhyrja e shtetit përmes uljes së përkohshme të akcizës e redukton atë vetëm me disa lekë, por sërish qëndron në nivele të larta.

Të fundit