Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ulja e çmimit të energjisë me karakter elektoral", Rama 'kapet' me komentuesin

"Ulja e çmimit të energjisë me karakter elektoral",

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale, pas akuzave se vendimi për uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë për kilovat, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 700 kilovat, ka karakater elektoral. 

Duke iu përgjigjur komentuesve në Facebook, Rama e mohon se ulja e çmimit lidhet me zgjedhjet e 11 majit duke thënë se nuk bën asnjë veprim të kësaj natyre, kundër logjikës ekonomike të vendit.

"E para njëherë ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin 9.5 lekë që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët se çmimi që gjetën, prej 13.5 lekësh.


E dyta, çmimi që jo vetëm nuk është ulur në të gjithë botën, por është rritur pas agresionit. Kjo e jona është ulja e vetmja në Europë për familjarët të paktën që nga familjarët.

Kush thotë që është ulje elektorale, duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre, për vota, kundër logjikës ekonomike të vendit. Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur.

Mos harroni diçka tjetër, kur nuk e kam bërë këto më parë, kur kisha dikë në prehër, do t’i bëj tani në prag të zgjedhjeve ku do të marrim fitoren e dhjetë radhazi. Do të ketë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarin.

E fundit, llafet i merr era. Për mua ka rëndësi fakti që duke filluar nga muaji shkurt, për mbi 1 milionë konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak për energjinë elektrike, ndërsa pensionistët do të kenë një pension minimal plus nga kjo ulje. Të kaloni mirë!", tha Rama. 

Të fundit