Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ultimatumi i Berishës ndaj Bashës, Rama ironizon: Është bërë si legjendë Kreshnikësh, përgatituni për estradë

Ultimatumi i Berishës ndaj Bashës, Rama ironizon: Është

Kryeministri Edi Rama është pyetur për afatin që i ka dhënë ish-lideri Sali Berisha kryedemokratit Lulzim Basha. Sipas Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit të PD, Basha duhet të lirojë zyrën më 5 janar, ndërsa në datën 8 ata kanë paralajmëruar se do të shkojnë në selinë blu.

Duke ironizuar, Rama u shpreh se ato ditë që në PD priten zhvillime, do të lexojë Mujin dhe Halilin. Sipas tij, debati në selinë blu është bërë si legjendë Kreshnikësh, duke theksuar se është situatë qesharake.

“Nuk kam lënë datë, por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe Halilit, jo me temën e kullës së PD-së, që na është bërë si legjendë kreshnikësh që do përballen në filan datë, dhe hajde të gjithë të merremi me to.

Është një qamet i madh. Qesharak, marrëzi por është si ajo shprehja që ça të kërkosh do të gjesh. I shkoi jeta duke kërcënuar dhe dukle luftuar për të marrë kryeministrinë, tani po luftojnë për të marrë PD-në. Është një keqardhje e madhe. Probabiliteti për dorëzimin e asaj kalaje është më e madhe, ndërsa për kryeministrinë, nuk kanë çfarë të bëjnë. Me një fjalë, përgatituni për estradë", tha Rama

 

Të fundit