Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Ultimatumi' i Erdogan për FETO-n, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Turqisë dhe presidentit turk

'Ultimatumi' i Erdogan për FETO-n, Rama: Nuk i kemi asnjë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk i ka asnjë borxh Turqisë dhe presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan.

Në një deklaratë për mediet, kryeministri u shpreh se mes vëllezërve nuk ka borxhe duke theksuar se as Turqia nuk ka asnjë borxh kundrejt Shqipërisë.

“Nuk i kemi asnjë borxh presidentit të Turqisë dhe Republikës së Turqisë, sikundër as ata nuk na kanë neve asnjë borxh. Mes miqsh nuk ka borxhe”, tha Rama.

Kujtojmë se Erdpogan gjatë vizitës së tij një ditore në Tiranë të hënën, i vuri 'kusht' Ramës për të marrë masa ndaj organizatës FETO, e klerikut Fetullah Gulen, i cili organizoi një grusht shteti në Turqi në vitin 2015. Presidenti turk përsëriti të njëtjin rrezik nga anëtarët e FETO-s edhe në Shqipëri, duke shprehur keqardhje që anëtarët të saj gjejnë ende strehim në vendin tonë.  

Të fundit