Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ulu, ka edukatë", Rama përplaset me fermerin: Askush nuk më imponohet dot me forcë

"Ulu, ka edukatë", Rama përplaset me fermerin: Askush nuk

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një fermer gjatë një takimi me këtë kategori në Divjakë.

Ai ngriti problemin e mallrava që importohen nga jashtë, duke lënë stok prodhimet vendase. 

Pjesë nga debati: 
Rama: Për çfarë thashë unë nuk ke të drejtë, t’i nuk ke folur akoma.

Qytetari: Jemi shtresa më e pambrojtur. I thamë ministrit na mbro se po hynë mall nga jashtë


Rama: O miku im, mua njeri nuk më imponohet dot me forcë. Ulu, ka radhë, ka edukatë. Nuk merr fjala mëzor…Janë 500 veta këtu.

Qytetari: Të njëjtin hall kemi…

Rama: Kur të vijë radha për të folur do flasësh. Ajo që the është absurd. Janë 500 veta këtu

Fermeri: Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.


Rama: Unë politikë bëj, se mohoj. Të lutem, te lutem! Nuk ezkiston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve se do ti që të shesësh ti prodhimin. Para se të akuzosh , kupto se cfare thotë tjetri. 

Që kur dolem në 90, e thamë liri demokraci e kemi ndarë këtë muhabet. Mos më ndërprit, kështu sic them unë. 

Të fundit