Flash News

Ditari i Maxhorancës

Urimi me foton e Enver Hoxhës, Naço: Deputetin e kam nxjerrë nga grupi, do thirret në Komisionin e Etikës

Urimi me foton e Enver Hoxhës, Naço: Deputetin e kam nxjerrë

Mesazhi i urimit të deputetit socialist Bujar Çela në Komisionin e Sigurisë, Ditën e Pavarësisë, shkaktoi debate nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët e quajtën një akte të papërshtatshëm.

Në mbledhjen që po zhvillohet sot në Komisionin e Sigurisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar fillimisht që socialistët të shprehin ndjesë për rastin në fjalë, përpara se të nisin me diskutimet për rendin e ditës.

Nënkryetari i komisionit Nasip Naço u shpreh se kishte tentuar të komunikonte me deputetin Çela, madje edhe të fshinte mesazhet. Naço tregoi se Çela ka qenë thjesht zëvendësues dhe tashmë është nxjerrë nga grupi, në pritje për t’u thirrur nga Komisioni i Etikës.

“Është anëtar zëvendësues në këtë komision. Kur jam vënë në dijeni për atë komunikim kam dashur të kontaktoj por nuk munda. Tentova të fshij komentet kur nuk i fshiva dot të gjitha e kam nxjerrë nga grupi, të drejtën e administrimit e kam unë. Ka një njoftim nga kreu i grupit parlamentar që do ti nënshtrohet kodit të etikës brenda rregullave, të japë dhe ai gjykimin e tij. Pa dëgjuar dhe atë zotërinë në Komisionit e Etikës nuk mund të gjykoj më shumë”, tha Naço.

Të fundit