Flash News

Ditari i Maxhorancës

Uroi me foton e diktatorit, Nikolla: E papranueshme nga një deputet. Askush s'kërkon të revokojë figurën e Enver Hoxhës

Uroi me foton e diktatorit, Nikolla: E papranueshme nga një deputet. Askush

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla zhvilloi paraditen e sotme një konferencë me gazetarët, ku foli për veprimin e deputetit Bujar Çela. Ky uroi festën e Pavarëisisë me foton e diktatorit Enver Hoxha dhe nuk shprehu assnjë pendesë më pas, pavarësisht reagimit që shkaktoi veprimi i tij.

Nikolla tha se ka një kërkesë për 'ndëshkim' në Komisionin e Etikës për këtë rast, duke theksuar se veprimi i socialistit ishte i papranueshëm. Kryeparlamentarja shtoi se nuk ka njeri që kërkon të revokojë figurën e diktatorit.

“Sa i përket asaj që ju përmendët, regjimi i Enver Hoxhës ka qenë një regjim që e kemi hequr me dhunë dhe besoj se nuk ka njeri që kërkon të revokojë figurën e Enver Hoxhës. Ka qenë një diktator. Ka një kërkesë në rastin në fjalë për tu parë nga Komisioni i Etikës dhe në rastin më të parë, do të shqyrtohet pavarësisht se si ndodhi. Është e pa pranueshme që një deputet i Kuvendit të përdorë të tilla situata në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë”, tha Nikolla.

Të fundit