Flash News

Ditari i Maxhorancës

Uroi Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës, Balla: Kam marrë sqarim nga deputeti, presim verifikimin

Uroi Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës, Balla: Kam marrë

Një ditë më parë, në 109 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, deputeti socialist Bujar Çela zgjodhi të urojë kolegët e tij me një foto të diktatorit Enver Hoxha bashkangjitur flamurit kuqezi.

Mesazhi i Çelës solli reagime nga radhët e opozitës, ku deputetët e quajtën një akt të papërshtatshëm nga ana e deputetit socialist. Ky i fundit ‘u mbrojt’ nga kolegu i tij socialisti Denis Deli, i cili tha se Çelës i kishin vjedhur telefonin dhe dikush tjetër po i dërgonte ato mesazhe.

Gjatë vizitës në Fier, për të nderuar dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare me rastin e 77 vjetorit të Çlirimit të vendit, kreu i grupit parlamentar të PS-ë Taulant Balla, foli për rastin në fjalë. Balla u shpreh se ka marrë një sqarim nga deputeti dhe s’pritet të përfundojë verifikimi për të marrë masa ndëshkuese, nëse është nevojshme.

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.


Të fundit