Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Uroj që historitë e tua të Rrëshenit të mos dalin sheshit", Lleshaj përplaset me Maliqin: Kalo vetingun e trego pse u largove nga policia

"Uroj që historitë e tua të Rrëshenit të mos dalin

Ish- ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkëmbyer replika të ashpra me deputetin e opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, gjatë seancës së sotme parlamentare, ndërsa po flitej për nivelin e kriminalitetit në vend.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj i ka thënë Maliqit që uron të mos i dalin sheshit historitë e tij në Rrëshen përndryshe nuk do dilte më në Kuvend. Po ashtu, ministri e ka sfiduar të tregojë pse u largua nga policia.

“Je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina te kanabisi, te Rrësheni. Se kuptoj pse kalove te Rrëshënei sepse ti  e di më mirë. Uroj që historitë e rrëshenit të mos bëhen asnjëherë publike ashtu siç i di unë sepse përndryshe do ta frenojnë daljen këtu.

Meqë po flet për vettingun, ish-punonjësve të policisë iu lejohet të kalojnë vettingun. Bëni një vetting për tju thënë shqiptarëve se pse jeni larguar 2 herë nga policia e shtetit. Shifrat dhe hetimet janë ato të cilat llogariten , jo hartimet që ju bëni.

Shifrat që ne kemi prezantuar i kemi prezantuar për efekt përgjegjësie. Këto janë shifrat, sfidoi njerëzit me shifra dhe jo me hartime apo me dokumente”, u shpreh Lleshaj.

Të fundit