Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vaksina anti-Covid, falas për qytetarët? Përgjigjet Rama, mesazh opozitës: Testimet i bën Komiteti i Ekspertëve, jo qeveria

Vaksina anti-Covid, falas për qytetarët? Përgjigjet Rama, mesazh
Në foto: Rama në konferencë

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratave të shumta të opozitës të cilët i kërkojnë rritjen e testimeve. Në një prononcim për mediat, Rama është shprehur se rritja apo ulja e testimeve nuk është në dorë të qeverisë, por Komunitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërkaq, referuar takimit të Bashës me gazetarët për t’u informuar mbi pandeminë, Rama ka treguar disa shembuj konkret të artikujve në mediat italiane.

“Askund, në asnjë vend, pavarësisht numrit të testeve, ekonomisë, sistemit shëndetësor, nuk kemi parë të ketë frenim apo ulje të numrave me teorinë ‘test, testo’. Që këtu bie teoria e ‘testo’.

Testimet i bën Komiteti i Ekspertëve. Qeveria nuk bën testime dhe as nuk vendos se sa testime do të bëhen. Po ashtu, nuk i themi dot Komitetit të Ekspertëve shiko se për arsye politike duhet të rrisim numrin, apo duhet rritur numri sepse kështu them unë.

Njerëzit duhet ta kenë parasysh që çfarëdolloj gjëje të shohin në Shqipëri, ndodh edhe në vendet e tjera. Ky është parkingu i madh i Monzës(tregon foton). Parking! Tani që flasim është kthyer në check pointin e një spitali. Ky është Milano (tregon një tjetër foto) një nga qëndrat e ekselencës të shëndetësisë evropiane. Ja ku shënohet ambulanca dhe kohëzgjatja e qëndrimit në një ambulancë. Roma Today (tregon një tjetër artikull), ndoshta këtë kanë lexuar ata kolegët tuaj kur thoshin që s’ka vend në spitalë por ka rradhë ambulancash. Ose këtë ka lexuar Luli kur është zgjuar për të vazhduar gjumin dhe jua ka dhënë juve këtu llokum dhe ju e këni ngrënë përmes ekranit”, tha Rama .

Po ashtu, i pyetur nëse do të jetë falas për të gjithë vaksina kundër COVID-19, pasi të vij në Shqipëri, kryeministri u përgjigjë shkurt: “Po”.

Vaksina anti-Covid, falas për qytetarët? Përgjigjet Rama, mesazh
Rama shpalos në konferencë artikujt e mediave italiane që raportojnë mbi situatën e pandemisë

Vaksina anti-Covid, falas për qytetarët? Përgjigjet Rama, mesazh

Të fundit