
Flash News
“Aplikoi për vilën e pestë në bashki”, kunati i Lulzim Bashës padit për shpifje Erion Veliajn
Bilanci i Urgjencës Kombëtare: Gjatë 2020-ës, më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftërat
Fitorja e Faktoje.al, triumf i medias dhe gjykatave
641 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit
Projekti Vlorë-Orikum, Meta letër ministres Denaj: Zhblloko fondet e investimeve
Vaksina anti-COVID, Rama: Do marrim nga të gjitha, çmimi s'ka rëndësi! S'duhet të mbetemi në bisht

Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate për shtyp referuar çështjes së pandemisë, është ndalur edhe tek sigurimi i vaksinës.
Sipas Ramës, Shqipëria mund të marrë të gjitha llojet e vaksinave që dalin në treg, ashtu siç po bëjnë të gjitha shtetet e botës. Ndërkaq, përsa i përket çmimit, kjo është gjëja e fundit qëmund të vihet në diskutim.
"I kemi mbështetur me të gjitha ato që kemi mundur, ne nuk jemi si të tjerët në këtë luftë se kemi dhe një luftë që është shumë e madhe që familjet të kthehen në shtëpi, duke ndërtuar shtëpi e apartamente dhe këto ndërtohen me fonde dhe kjo qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion pa lënë gjë mangët.
Sa i përket vaksinës nuk jemi në fazën ku nuk zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë jemi në fazën që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me rrallë, po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet dhe sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha që është e nevojshme që ditën e parë.
Ne na duhet të mos mbetemi në bisht dhe e dyta të vëmë në dispozicion për këto kategori njerëzisht sa më shpejt, nuk jemi në avantazhin e vendeve të mëdha, prandaj po bëjmë përpjekje të mos mbetemi jashtë këtij procesi dhe të mos detyrohemi të presim në fund, e lirë apo e shtrenjtë është temë tjetër, nuk i kemi lënë gjë mangët popullit për gjëra që lidhen për element më të rëndësishme të jetës.
Mund të marrim nga të gjitha llojet, asnjë vend nuk po fokusohet vetëm te një vaksinë, ne kemi një grup njerëzish që po merren me vaksinën dhe shpresoj që të mos mbetemi mbrapa, çmimi është gjëja e fundit", tha Rama.
Ditari politik









Të fundit

"Na vodhe zemrën"
15 Janar 2021, 19:16


Cili është pozicioni i shenjës suaj të horoskopit për muajin janar sipas Meri Shehut
15 Janar 2021, 18:49



Fitorja e Faktoje.al, triumf i medias dhe gjykatave
15 Janar 2021, 17:39
Covid-i ndikoi në distancimin e Meghan Markle e Princit Harry me familjen mbretërore
15 Janar 2021, 17:38




Projekti Vlorë-Orikum, Meta letër ministres Denaj: Zhblloko fondet e investimeve
15 Janar 2021, 16:48

Denoncimi në komisariatin e Kamzës: Një vajzë merret me dhunë në makinë
15 Janar 2021, 16:24

11 trendet e modës për vitin 2021 që në fakt i keni në dollapin tuaj
15 Janar 2021, 16:07
Në 5-vjetorin e humbjes së bashkëshortit, Celine Dion e përkujton me fjalët prekëse
15 Janar 2021, 15:47
Arsyeja e fortë që Arana Osmani nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë
15 Janar 2021, 15:29
Kris Jenner hedh në gjyq vajzën që "shpiku" tradhtinë e Kanye West me Jeffree Star
15 Janar 2021, 15:01

Skandali me fondet për fëmijët, dorëhiqet qeveria holandeze
15 Janar 2021, 14:52