Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vaksinim me detyrim për deputetët, Balla: Kemi rënë dakord me opozitën, Komisionet mbledhje online dhe në salla

Vaksinim me detyrim për deputetët, Balla: Kemi rënë dakord

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi pas seancës së Kuvendit, se vendimi për të zhvilluar Komisionet online nuk është antikushtetues sikurse e cilësojnë demokratët.

Balla u shpreh se të dyja palët, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të deputetëve, teksa shtoi se zhvillimi i mbledhjeve të komisionit do të bëhet i alternuar, online dhe në salla.

“Natyrshëm do ketë komisione që do zhvillojnë punën online dhe po aq natyrshëm do ketë mbledhje të komisioneve që do shfrytëzojnë dy sallat e vetme për mbledhje komisioni me distanca dhe si e tillë mendoj që opozita të gjejë arsye të tjera për t’u shqetësuar, por jo këtë arsye. Në konferencën e kryetarëve ramë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve. Afati i dy dozave është përcaktim që e bëjnë ekspertët, varet dhe nga lloji i vaksinës. Ky është mesazhi më i mirë që bën kuvendi sot. Të mos fryhet tullumbaci kot, mbledhjet e komisioneve do vazhdojnë dhe në mënyrë tradicionale dhe online. Për këtë kemi rënë dakord në konferencën e kryetarëve. Kuvendi ka rimiratuar disa rregulla të vendosura në legjislaturën e kaluar. Këtu nuk ka asnjë lloj përpjekje për të vrarë parlamentarizmin, për të mos i dhënë hapësirë opozitës. Unë mendoj që le të vijojë puna normalisht, në cilindo rast që opozita do kërkojë që mbledhjet të jenë në mënyrë tradicionale vendimi i konferencës së kryetarëve është i qartë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë mesazhin e parë të kujdesit”, deklaroi Balla.

 

Të fundit