Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës, Manastirliu: Kemi filluar me grupet më të rrezikuara

Vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës,

Ka nisur vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës antiCovid për bluzat e bardha. Procesi i vaksinimit po kryhet në stadiumin “Air Albania”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit. Ajo u shpreh se injektimi i dozës së tretë nisi me grupet më të rrezikuara që janë mjekët dhe infermierët.

“Kemi filluar menjëherë me grupet që janë më të rrezikuara, që janë mjekët, infermierët dhe sot në të gjithë qendrat shëndetësore aty ku mjekët, infermierët punojnë, por edhe gjithashtu në strukturat tona të vaksinimit të përqendruar tashmë ka filluar vaksinimi me dozën e tretë booster për personelin mjekësor. Nga ana tjetër paralelisht ka filluar vaksinimi me dozën booster për të gjithë ata qytetarë të grupmoshës +60 vjeç dhe sigurisht për +18 vjeç me problematika shëndetësore”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se do të vijojë puna për të siguruar më shumë doza vaksine përgjatë këtij viti dhe përgjatë vitit tjetër.

“Ne do të vijojmë furnizimin me vaksina ashtu sikurse kemi bërë deri më sot. Po vijojmë të negociojmë me kompaninë Pfizer por nga ana tjetër edhe më të gjithë kompanitë të cilat janë në marrëveshje me instrumentin Covax, në mënyrë që të vijojmë të sigurojmë vaksinat për të gjithë qytetarët edhe për raundin e parë dhe të dytë, pra vaksinën e dozës së parë dhe të dytë, por gjithashtu edhe për sigurimin e vaksinave të dozës së tretë, atyre booster përgjatë gjithë këtij viti dhe vitin tjetër, ” tha Manastirliu.

Aplikimi i dozës së tretë “booster” do të bëhet për stafin mjekësor, për individët që jetojnë në qendrat e kujdesit afatgjatë, për personat mbi 60 vjecc me sëmundje kronike. Doza e tretë mund të bëhet jo më larg se 6 muaj nga përfundimi i dozës së dytë.

Të fundit