Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vaksina anti-Covid, Rama nga Korça: Pfizer rinis furnizimin të hënën, do marrim sasi më të vogël se ajo që premtuam

Vaksina anti-Covid, Rama nga Korça: Pfizer rinis furnizimin të

Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Korça se kompania amerikane Pfizer rinis furnizimin me vaksina anti-covid të hënën.

Sipas Ramës, Shqipëria do të përfitojë nga furnizimi në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë, por do të marrë një sasi më të vogël se ajo që u premtua.

Ju po e ndiqni se ç’po ndodh në Europë dhe vështirësitë që kanë vendet për të garantuar vaksinën për shkak se kompania Pfizer ka bërë një ndalim me arsyetimin për të rritur prodhimin.

Është e kuptueshme se gjithë planeti kërkon vaksinë dhe raporti i prodhimit e kërkesës është i madh.  Arritëm të kemi një kontratë me Pfizer. Kemi marrë konfirmimin që do të fillojë furnizmi nga Pfizer ditën e hënë. Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë dozat e para në fund të janarit.

Do të fillojmë në një sasi më të vogël sesa ajo që premtuam. Shpresoj që të mos marrim një njoftim tjetër. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë.  Nuk e kemi lënë vetëm në dorë të Pfizer, jemi drejt finalizmit të kontratës me AstraZeneca”, tha Rama.

Të fundit