Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Vaksinohu sot"/ Konfirmimi i variantit Detla në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme për të shpëtuar jetë

"Vaksinohu sot"/ Konfirmimi i variantit Detla në Shqipëri,

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas konfirmimit se varianti "Delta" i virusit Covid-19 qarkullon në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu apelon për respektimin rigoroz të masave parandaluese si dhe për kryerjen e vaksinës anticovid. Sipas saj, vaksinimi është arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë.

Reagimi i plotë:

Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!

#VaksinohuSOT
#KohaËshtëTANI

Të fundit