Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vala e shkarkimeve në qeveri, Rama: Ndryshime të parapara, Ballukun nuk e shkarkoja në rrethana të tjera

Vala e shkarkimeve në qeveri, Rama: Ndryshime të parapara, Ballukun

Për herë të parë pas valës së shkarkimeve në kabinetin qeveritar, Rama ka folur në podcastin e tij “Flasim”, duke sqaruar edhe lëvizjen ndaj Belinda Ballukut.

Sipas tij, ndryshimet ishin të parapara, por theksoi se në rrethana të tjera, Belinda Balluku nuk do të ishte larguar nga detyra.

Rama: Ndryshimet në qeveri shkojnë në atë që unë e kam konsideruar një qasje të re, për të cilën kam folur qysh në fjalën drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin mes ndryshimeve në një skuadër Futbolli me ato në një skuadër Basketbolli. Ndryshimet ishin të parapara, por nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila aktualisht në bazë të mbledhës së Grupit dhe planit të ri të kompozimit të qeverisë është ish-zv.kryeministrja.

Të fundit