Flash News

Ditari i Maxhorancës

Valteri të njëjtat dëshira si Rama: Ëndërroj që Shqipëria të ketë 12 aeroporte

Valteri të njëjtat dëshira si Rama: Ëndërroj që
Halit Valteri

Kandidati për deputet i PS, Halit Valteri ka një dëshirë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, që janë aeroportet.

Teksa kundërshtoi programin e PD, duke e cilësuar një program ëndërrash që s'ka lidhje me kapacitetet, Valteri tha se edhe ai dëshiron që shqiptarët të jetojnë si në Zvicër.

Ai u shpreh në "Arena" se dëshiron që Shqipëria të ketë 12 aeroporte dhe 250 ujësjellësa vetëm Tirana.

"Programi i PD-së është tamam si shablloni i Lulit që thotë ta bëjmë ditën natë dhe 7 herë 7. Nuk ka asnjë lloj lidhje me kapacitetet ekonomike që ka vendi jonë. Ai është një program dëshirash, është një program ëndrrash.

Edhe unë dua që Shqipëria të ketë 12 aeroporte, të ketë 250 ujësjellësa vetëm Tirana. Dua që shqiptarët të jetojnë si në Zvicër, të mos ketë korrupsion", u shpreh Valteri.

Ky i fundit u bë deputet pas dorëzimit të mandateve nga opozita jashtëparlamentare dhe tashmë i është bashkuar PS. Ai do të garojë në Tiranë dhe është i renditur i 35-ti në listë.

Të fundit