Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Varianti i ri i Covid-19 po shqetëson seriozisht të gjitha vendet", Rama thirrje qytetarëve të vaksinohen

"Varianti i ri i Covid-19 po shqetëson seriozisht të gjitha
foto ilustruese

Kryeministri Rama i ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen. Me kërcënimin e variantit të ri të Covid-19, atij Delta, shqetësimi është serioz për të gjitha vendet e botës, pasi transmetohet shumë më shpejt nga njëri person tek tjetri dhe mënyra më e mirë sipas mjekëve dhe specialistëve është vaksinimi.

Ndaj kryeministri Rama ka shfrytëzuar mëngjesin për të bërë sërish thirrje që sa më shumë qytetarë të vaksinohen.

"MIRËMËNGJES 

dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë

*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera,” shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

Të fundit