Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vdekja e Lear Kurtit, Rama nga Fieri: Hienat po shqyejnë kufoma në tv çdo ditë, ngrenë tymnaja ndaj policisë

Vdekja e Lear Kurtit, Rama nga Fieri: Hienat po shqyejnë kufoma në tv

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në komisariat pasi u shoqërua nga policia disa net më parë në Tiranë.

Nga Fieri, në një takim me fermerët, Rama sulmoi opozitën e cila sipas tij po e shfrytëzon ngjarjen e rëndë për politikë dhe për të ngritur tymnaja ndaj policisë.

“Njerëz pa din, pa iman, pa fe, pa athe, hiena që arrijnë deri në pikën sa të shqyejnë në TV nga mëngjesi në darkë kufoma si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën duke bërë çmos të ngrenë tymnaja e tension e zjarrin e urrejtjes ndaj policisë së shtetit.

Ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes prit çfarë shqiptari jam, si mund të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime.

Dhe policia e të tjerët që janë në krye të detyrës për këto punë janë mësuar tani me hienat e filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, të gjithën e prokuroria nxjerr bashkë me policinë konkluzionin që këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj të tejkalimit të masës nga policia por me ato që u thanë se s’dua t’i përsëris në respekt të viktimës e familjes së tij.
Si mund të besohen këta hiena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit