Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Vdis pasi të më votosh mua në 11 maj", kandidatja e PS publikon videon e padenjë, më pas e fshin

"Vdis pasi të më votosh mua në 11 maj", kandidatja e PS

Kandidatja e PS në qarkun e Shkodrës Edona Bilali ka publikuar një spot elektoral, teksa na ndajnë edhe rreth tre javë nga dita e zgjedhjeve. 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet një i moshuar, interpretim nga aktori shkodran Besnik Çinari, që shfaqet në gjendje të rëndë në shtratin e një spitali, i cili me gjysëm zëri e pyet nëse "e kap dot apo jo 11 majin për të votuar Edonën". 

"Vdis pasi të më votosh mua në 11 maj", kandidatja e PS

Pavarësisht se Bilali e ka përcjellë këtë video-mesazh elektoral si humor shkodran, reagimet në rrjetet sociale kanë reflektuar të kundërtën, duke u përçuar ndjekësve mesazhin se për të votuar kandidaten e PS duhet t'i rezistosh shtratit të vdekjes deri në 11 maj.

 

 

Pas reagimeve jo pozitive, Bilali duket se nuk është ndjerë e sigurt dhe e ka fshirë menjëherë postimin. 

Të fundit