Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj çoi dekretin në Kushtetuese, Rama mbledh nesër strukturat e PS për fushatën e Tiranës

Veliaj çoi dekretin në Kushtetuese, Rama mbledh nesër

Në një kohë kur Veliaj dhe Presidenca janë përfshirë në një përplasje juridike, kryeministri Edi Rama do të mbledhë strukturat e PS.

Në një mesazh të përcjellë për socialistët, thuhet se Rama do të mbledhë nesër në orën 16:30 socialistët.

Mësohet se në fokus do të jetë përgatitja për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

“Ju njoftojmë se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mbledh në takim Strukturat Politike të Tiranës; nesër, e premte, date 3 tetor 2025 ora 16.30. Vendi: Hotel Tirana International (Salla Akrenia- kati 1). Ju lutem siguroni pjesëmarrjen”, ishte mesazhi qe ka shkuar në struktura për takimin e Ramës.

Të fundit