Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Jam rrëmbyer nga zyra", Veliaj flet në Gjykatën Kushtetuese: Kam pritur 9 muaj për 9 minuta

"Jam rrëmbyer nga zyra", Veliaj flet në Gjykatën

Kryetari i pezulluar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë fjalën në seancën publike që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet çështja e pezullimit të tij nga detyra.

Gjatë deklaratës së tij, Veliaj e cilësoi procesin si një “sagë zhgënjyese” dhe u shpreh se ka përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave themelore. 

 “Kam pritur 9 muaj për 9 minuta, beteja vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese për të dëgjuar se çfarë kam bërë se jam rrëmbyer nga zyra, me një regjim burgosjeje më të rëndë…Kam sot më shumë policë në GJK sesa avokatë. Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore, dhe denigrimi.

Është një përcmim, neveri ndaj votës, përcmim ndaj saj është përcmim ndaj forcës që kanë qytetarët që populli i jep republikës për të drejtuar në emër të tij. Në finale edhe ky hark anon nga e drejta. Jam këtu para jush si kryetar i bashkisë së Tiranës, me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota.

Në fund të këtyre 9 muajve në kërkim të kësaj të drejte. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten se nuk kam kryer ansjë sheklje. Por a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë”, tha Veliaj.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese vijon, ndërsa pritet vendimi përfundimtar mbi legjitimitetin e pezullimit të tij nga detyra.

Të fundit