Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj i burgosur, Tirana më në fund merr frymë

Veliaj i burgosur, Tirana më në fund merr frymë
Edhe pas arrestimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duket se nuk e ka humbur entuziazmin për të treguar “arritjet” e tij. Nga qelia, ai ka postuar në rrjetet sociale, duke u ankuar se është një “i burgosur pa gjyq” dhe se dosja e tij është “kopsitur enkas” për ta mbajtur larg punëve të qytetit.

Por, çuditërisht, punët në Tiranë po vazhdojnë pa problem edhe pa Veliajn. Në postimin e tij, ai ndan pamje nga shkolla e re “Edith Durham”, duke u mburrur se është e 48-ta në listën e ndërtimeve arsimore. Ndërkohë, qytetarët po mendojnë: Po mirë, qenka ndërtuar një shkollë edhe pa nevojën e spektaklit të zakonshëm?!

Veliaj premton se edhe nga burgu do të vazhdojë të jetë “në krye të punëve”. Mbase nga qelia mund të vazhdojë të japë leje ndërtimi, të mbjellë ndonjë pemë imagjinare apo të organizojë ndonjë dasmë masive online? Se dihet tashmë, për të s’ka rëndësi ku ndodhet – vetëm të jetë në qendër të vëmendjes!

Të fundit