Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj në SPAK, Klosi hesht: Nuk gjykojmë dhe as komentojmë vendimet e drejtësisë

Veliaj në SPAK, Klosi hesht: Nuk gjykojmë dhe as komentojmë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi zgjodhi të mos e komentonte qëndrimin për më shumë se 6 orë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e SPAK.

Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me socialistët, Klosi tha se nuk ishte i shqetësuar për faktin që i erdhi radha edhe Veliajt të paraqitej në SPAK. Ai shtoi se PS do të jetë e hapur ndaj drejtësisë së re dhe nuk do të komentojë asnjë veprim.

SPAK po troket në dyert e PS dhe tashmë i është afruar goxha kupolës, i radhës në dyert e SPAK është Erjon Veliaj i cili qëndroi më shumë se 6 orë në Prokurorinë e Posaçme, ju shqetëson?

Klosi: SPAK-u apo e gjithë drejtësia e re është një strukturë e ndërtuar me vullnetin dhe me votat e partisë socialiste, një drejtësi e re e cila këtë do të duhet që ta arrinte në sytë e opinionit publik pra të gjykojë çdo rast në të cilën gjykohet se ka nevojë për t’u analizuar, studiuar, verifikuar e pastaj për t’u gjykuar. Pra nuk kemi asnjë shqetësim përsa i përket asaj çfarë qytetarët duan në fakt në vendin tone, të ketë një drejtësi e cila parimin e parë ka pandëshkueshmërinë. Pra ne do të jemi të hapur dhe nuk do të gjykojmë dhe nuk do të komentojmë asnjë veprim të drejtësisë së re.

Fakti që Veliaj shkoi në SPAK, a është një tronditje për PS sepse është kryetari i bashkisë më të rëndësishme në Shqipëri?

Klosi: Besoj e dhashë shpjegimin, e kam dhënë shpesh, nuk e kam problem që ta përsëris, ne kemi marrë tashmë një vendim për të mos komentuar asnjë veprim të drejtësisë së re. E kemi ngritur këtë drejtësi të re me parimin e parë që politika të mos ndërhyjë në vendimarrjen e saj.

Të fundit