Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj: Nuk i druhem drejtësisë së re, fle rehat fare

Veliaj: Nuk i druhem drejtësisë së re, fle rehat fare

Ndërsa opozita ka nisur një valë protestash kundër tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se nuk i druhet drejtësisë së re. 

Në ABC, Veliaj tha se nuk ka pasur asnjë përfitim personal dhe se e vetmja ambicie ka qenë për të çuar përpara punët e qytetit.

Veliaj: Nuk druhem fare sepse fle vërtetë rehat. Jo vetëm që nuk kam pasur asnjë ambicie për të sabotuar, dështuar, penguar punët e këtij qyteti, përkundrazi ambicia ka qenë për t’i çuar vetëm përpara. Për t’u siguruar që gjej zgjidhje dhe kompromise vetëm që puna të avancojë. S’kam pasur asnjë përfitim personal, jetoj po aty ku kam jetuar, me familjen time para se të merresha me politikë.

Dhe nuk ka sot një njeri në politikë, ose edhe në këtë vend që të vendosë gishtin dhe të thotë, Erion Veliaj më ka kërkuar këtë edhe atë. Nuk e kam bërë kurrë, përkundrazi kam qenë gjithmonë në anën tjetër, kur ndonjëherë më është kërkuar edhe ndërhyrje dhe prandaj pata edhe atë reagim.

S’kam unë probleme me median ata janë në punë të tyre, thjesht ndihem i fyer kur njerëz të cilët vetëm kërkojnë ndonjëherë gjëra të paligjshme dhe kur këto gjëra të paligjshme hasin një pengesë nga Bashkia e Tiranës, apo autoriteti im dhe pastaj kjo përkthehet në sulme, kjo sigurisht është një gjë e ulët por nuk dua të merrem më me këtë sepse, le të themi ta kanë punën e tyre. Ky është një qytet që njeh të gjithë njerëzit, njeh edhe njerëzit që punojnë, edhe njerëzit që venë gjoba.

Të fundit