Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Veliaj sulmon sërish Drejtësinë dhe mediat: Procesi im shkruhet nga karnavale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj drejtësisë dhe mediave, duke i akuzuar për manipulimin e procesit të tij ligjor. Ai ka krahasuar këtë situatë me romanin e njohur të Franz Kafkës, Procesi, dhe ka shprehur mospajtimin e tij me atë që ai e quan një “dosje shumëfaqëshe të idiotësive” që, sipas tij, është krijuar nga një grup mediatik i quajtur “karnavalesh”.
Veliaj ka kritikuar drejtpërdrejt disa pjesë të akt-akuzës që kanë të bëjnë me lidhjet e tij me disa projekte ndërtimi dhe konsulencë. Ai ka thënë se konsulenca juridike që ka ofruar një sipërmarrës si Shkëlqim Fusha, me dy avokatë të njohur, është paraqitur si një akt korrupsioni, duke nënvizuar se procesi është bazuar vetëm në fantazi dhe dyshime të pabaza.
Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai ka sulmuar autorët e këtyre akuzave, si Olsi Angoni, dhe ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën si po trajtohet çështja e tij në media dhe gjyqësor. Veliaj ka kërkuar që të trajtohet me dinjitet dhe të mos jetë subjekt i spekulimeve dhe manipulimeve që, sipas tij, kanë si qëllim vetëm dështimin e tij politik dhe personal.
Postimi i Plotë:
“Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë”. Kështu nis “Procesi” i Franc Kafkës, libri kult i absurdit, të cilin mua më ra ta lexoj e ta admiroj aq shumë, sa që fati ma dhuroi, përmes një kllouni si Nesti Violina, që edhe ta jetoj, prapa hekurave! Këtu kemi edhe televizor dhe kështu më bie të shoh edhe sesi “Procesi” im vazhdon të shkruhet në gjirizët mediatikë, nga një grup karnavalesh të bërë bashkë, fut e bjer, duke iu referuar dosjes shumëfaqëshe të idiotësive të Ols Angonit.
Si çdo ditë, ku i privuar nga liria pa gjyq dhe nga mundësia për t’u ballafaquar me karnavalet nëpër gjiriza apo me Kafkën tim (ndjesë të ndjerit Franz, po Olsi është si kafkë e mbështjellë me shollë), po vazhdoj t’ju argëtoj me “dyshimet e arsyeshme” të akt-akuzës absurde.
Konsulenca e një sipërmarrësi të nderuar si Shkëlqim Fusha, me dy avokate që ushtrojnë lirinë e profesionit pa lejen e Nesti Dados, për një projekt në jug, rezulton në akt-akuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë!
Ja argumentimi i Kafkës tim:
ka marrë leje për një bashkëfshatar, shtëpi njëkatëshe në Yrshek;
ka marrë mbrapsht garancinë e punimeve në Sheshin Skënderbej;
ka marrë pagesë për një nga 7 lotet e pastrimit, kur pastrimin e bënin privatët në Bashkinë e Tiranës.
Kuptuat gjë? Me siguri jo! Po, ama, Shkëlqim Fusha është shtrënguar me masën detyrim paraqitje për këtë poezi hermetike të violinistit dështak, që më tha, “mos kujto se vetëm ju keni haber nga arti, unë kur isha i vogël i bija violinës”!!!
Pra, me durim: Viktima e Nesti Dados për shkakun tim, që kurrë s’kam dhënë e marrë me të asnjë favor të asnjë natyre, Shkëlqim Fusha, ka paguar dy avokate. 9 mijë euro! Për punët e tij në Vlorë e Himarë. Por, meqë këto të dyja njihen me avokaten që kam në shtëpi, pra Ajolën, ky është korrupsion, sepse Shkëlqimi ka marrë punë nga bashkia dhe të njohurat e sime shoqeje kanë marrë punë nga Shkëlqimi.
1. Leja e ndërtimit është e drejtë pa konkurim, pra e merr ai që e ka tokën ose kontratën me pronarin e tokës. Ols Angoni, si pronar ndërtues e di mirë këtë, ndërsa unë as nuk e di kush është ky Gentian Karaj, që paska bërë shtëpi njëkatëshe në Yrshek, siç nuk di dhe s’kam detyrë të di kush janë pronarët e pafundëm që marrin leje në Bashkinë e Tiranës. Se ndryshe nga Nesti Dado, unë as jam spiun, as jam xhins spiuni, as kam punuar noter në port, as kam qenë zëmarrës dhe zëdhënës i prokurores së përgjithshme, as jam pronar, as jam ndërtues, as bëj prokurorin për llogari të partisë së Ols Violinës.
Pra, sipas Olsit, ai mund të bëjë pallat me firmën time, ndërsa unë bëj korrupsion pse firmos lejen e shtëpisë së Gentianit në Yrshek.
2. Garancia e kontratës është detyrim ligjor që çdo subjekt ta ketë përpara se të nisë një punë, dhe nëse puna kryhet sipas standardeve, ajo (garancia) i kthehet subjektit. Pra, është detyrim jo pazar, negociatë, opsion apo ia bëfsha racën, korrupsion! Plus kompania “Fusha” ka punuar për Sheshin edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time.
Për shembull, garanci punimesh ka dhënë edhe firma që bëri ndërtesën e UKT-së, të cilën bujarisht ia falëm SPAK-ut, madje thamë hallall se do bëjë punë të mira për drejtësinë e munguar. Tjetër mesele kjo, po ishalla s’është gjithë SPAK-u violinë e prishur, si ky kastraveci që më ra mua për hise, se pastaj i bie që të kemi nxjerrë sytë për të vënë vetulla.
3. Fusha ka marrë “këstin mujor të lotit të pastrimit”, e po pastaj?! Fusha ka bërë pastrimin në Tiranë që nga viti 2000 gjer në 2024, kur Bashkia e kaloi 100% si shërbim në kompani publike. Madje, siç doli në thertoren e Erjon Kasapit, Fusha ishte penalizuar sepse inspektorët e bashkisë kishin vërejtje mbi pastrimin e disa pikave. Pra, nuk ka marrë më shumë, ka marrë më pak, e nga vjet nuk ka marrë fare shërbim pastrimi. Kompania publike “Eco Tirana”, një bashkëpunim mes Tiranës-Veronës-Vicenzës, e shtetëzoi totalisht shërbimin privat.
Dhe për të gjitha këto “favore”, ky sipërmarrës i ka dhënë 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, e cila sipas Ols Violinës meqë njeh gruan time ka bërë korrupsion për mua që nuk e njoh, por që me mendjen e Nesti Dados ia kam dhënë Fushës gjithë sa më lart, për t’i marrë 9 mijë Euro përmes një të panjohure që njeh gruan time. Natyrisht, Olsi ka të gjithë imbecilitetin dhe malinjitetin ta fantazojë e ta shkruajë në emër të drejtësisë së re këtë skeç satirik në lëkurën time, por nuk ka kokërr prove ama, që ta mbështesë, përveç bindjes së tij absolute që ku ka një grua ka një dyshim të arsyeshëm.
Kuptuat gjë? Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo, fatkeqësisht këto Lali i ka dëgjuar nga Kafka i tij atë ditë, kur i vajta në audiencën haluçinante, dhe i ka lexuar në dosjen që Kafka i dorëzoi Kasapit dhe Kasapi i vuri vulën e arrestit me burg.
Domethënë, Fusha në Yrshek ka bërë një kat shtëpi fshati për një nevojtar që kërkonte sevap; në Shesh ka marrë hakën pas garancisë që vetë vuri e që i takon; dhe në shërbimin e pastrimit ka marrë kusurin, pasi janë zbritur punët e pakryera.
Zotërisë i është dhënë leja për sevapin, haka për punën dhe kusuri për shërbimin. Këto i njeh ligji dhe kodi etik e shoqëror. Ekzaktësisht çfarë nuk njeh Kafka im: Ligjin dhe Kodin Etik, se atë shoqërorin është gjynah t’ia kërkosh një individi të devijuar psiko-emocionalisht, sa nga violina dhe sa nga trampolina.
Si i tillë, ai njeh për “sevap” marrjen përdore për ta bërë nga violinist-noter-ndërtues-zëmarrës-zëdhënës-prokuror-persekutor. Në vend të hakut njeh “hakmarrjen” për katet që s’i takonin kur telefononte me atë zërin si violinë në sordinë “o kryetar, si i bahet me atë lejen time?” dhe si kusur ai kupton shërbimet banale me letra anonime!
Procesi i Kafkës tim vazhdon.
Qofshi me shëndet dhe paçi një ditë të mbarë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38